E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokatët e Barcelonës tentojnë bllokimin e transferimit të Mesit te PSG-ja
Publik News

Avokatët e Barcelonës tentojnë bllokimin e transferimit të Mesit te PSG-ja

Largimi dramatik i Lionel Mesit nga Barcelona duket se do të ketë shumë kthesa në të ardhmen, me katalanasit që pretendojnë se PSG nuk mund të nënshkruajë me ikonën argjentinase, për shkak të problemeve të tyre financiare.

Avokatët e klubit po tentojnë të bllokojnë transferimin e “Pleshtit” te skuadra franceze. Në kampin katalanas po mundohen të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për t’i ndalur parizienët që të “rrëmbejnë” yllin argjentinas.

Avokatët e Barcelonës kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Europiane të Apelit dhe pretendojnë se PSG nuk mund të firmosë me yllin argjentinas për shkak të gjendjes së rëndë financiare që kanë.

Mes të tjerash në ankesë vihen në dukje fakti që PSG i ka bilancet më keq se Barcelona në raport me Fair-Play Financiar. Në 2019-20 bëhet me dije se raporti i pagave dhe të ardhurave të PSG ishte 99%, kurse te Barcelona 54 %.

Shkresa zyrtare

Vlen të theksohet se vetë Mesi konfirmoi në konferencë për shtyp i përlotur, se ai do të largohet nga Barcelona këtë verë pas një jete në klub dhe tani është duke përfunduar detajet e kontratës së re me PSG.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.