E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokatët e Ylli Ndroqit kërkesë në Gjykatën e Lartë: Të hiqet sekuestro, prokuroria të reagojë sa më parë se dëmin e paguan shteti
Publik News

Avokatët e Ylli Ndroqit kërkesë në Gjykatën e Lartë: Të hiqet sekuestro, prokuroria të reagojë sa më parë se dëmin e paguan shteti

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi kanë depozituar sot në Gjykatën e Lartë një kërkesë për revokimin e masës së sekuestros ndaj disa bizneseve në pronësi të tij.

Prej muajit gusht, dhjetra biznese dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të biznesmenit, përfshi edhe televizionin Ora Neës, janë nën sekuestro preventive, pas hetimeve për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge.

Avokatët kanë shprehur pakënaqësi me veprimet e prokurorisë, duke thënë se nuk kanë reaguar në kohë, për të kthyer përgjigje brenda 15 ditësh, siç e parashikon kodi i procedurës penale. Ata thanë se sot janë paraqitur edhe fakte të reja me shpresën se Gjykata e Lartë do t’i shqyrtojë.

“Iu drejtuam gjykatës me kërkesë për revokimin e masës së sekuestros. Heshtjen e prokurorisë ne e kemi të vështirë ta kuptojmë. Ne iu drejtuam sot, duke besuar dhe vlerësuar se gjykata do t’i shqyrtojë faktet tona. Dëmi ekonomik sa vjen dhe rritet, duam apo s’duam ne këto dëme janë të shtetit. Ne kemi paraqitur sot disa prova të reja, dhe disa prova nga palë të treta. Nuk është vonë për të reaguar, ne kërkojmë që prokuroria të jetë dinjitoze dhe të mbrojë të vërtetën. Të sjellë prova në favor të fajësisë, por edhe të pafajsësisë. Prokurori është i detyruar sipas kodit të procedurës penale të kthejë përgjigje brenda 15 ditëve”, deklaruan avokatët e biznesmenit Ndroqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.