Avokatët kërkojnë lirimin e Erdgys Arrazit: S’ka prova! Përdorin recetën e të ndjerës

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 31-vjeçarin Erdgys Arrazi pasi akuzohet për veprën penale ‘shkaktim i vetëvrasjes’ për shkak të dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshortore.

Por avokati i tij mbrojtës nuk ka qenë dakord me këtë masë dhe ka kërkuar lirimin pasi nuk ka prova për dhunë ashtu siç pretendon policia, prokuroria apo motra e viktimës. Në seancën gjyqësore ai ka paraqitur edhe një recetë mjekësore të 39-vjeçares Alma Arrazi e cila ishte kuruar me ilaçe për probleme të shëndetit mendor.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, babai i 3 fëmijëve të mbytur bashkë me nënën nuk ka pranuar të flasë para togave të zeza për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Ai thjesht ka pranuar deklarimet e avokatit, por pa dhënë asnjë koment nga ana e tij.

“Në këto momente nuk mund të flas sepse nuk jam në gjendje të rënduar emocionale. Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë.”

Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes të 39 vjeçares ndërsa tha se ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet që të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria. Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur kjo nuk përbën një vepër penale.

Doku,menti1

Publikuar nga Publik Media