E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokatët mbërrijnë në Gjykatë, Berisha takim me të rinjtë demokratë
Lajme

Avokatët mbërrijnë në Gjykatë, Berisha takim me të rinjtë demokratë

Teksa pritet që në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme, ketë të martë, të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, mësohet se avokatët e tij kanë mbërritur në GJKKO.

Seanca që do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie.

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë leje nga Kuvendi.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit Berisha.

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Po ku do të jetë Sali Berisha ndërkohë që do zhvillohet seanca?

Zyra e shtypit e Sali Berishës ka njoftuar se në orën 10:00 kur do të zhvillohet seanca, ai do të jetë në një bashkëbisedim me  të rinjtë e FRPD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.