E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Gjokutaj komentin vajtjen e Veliajt në SPAK: Turbulencë e madhe, mund ta rrëzojë
Lajme

Avokati Gjokutaj komentin vajtjen e Veliajt në SPAK: Turbulencë e madhe, mund ta rrëzojë

Avokati Genc Gjokutaj komentoi paraqitjen për herë të dytë në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjokutaj tha në një intervistë me Flavio Qarrin se Veliaj po përjeton një turbulencë të madhe, e cila mund ta rrëzojë.

Ai deklaroi se Veliaj nuk është i fortë, pasi i janë hequr gradat.

“Një Veliaj i fortë politikisht nuk mundet që t’i shkosh në banesë, që ta themi hapur.

Në fakt të dyja betejat me Ramën ai i ka të humbura, ku betejën e parë e ka me Ramën ku ky i fundit e ka lëshuar politikisht sepse nuk është më në Tiranë dhe kjo nuk është pak.

Qartazi për atë që e kupton, kjo është një heqje gradash ose degradim më saktë dhe sigurisht që Rama e ha Veliaj në atë zhargonin popullor, ndërsa Veliaj nuk e bën një gjë të tillë ndaj Ramës.

Tani që të mbarojmë pjesën politike me Ramën ka dhe një situatë tjetër që e agravon këtë çështje dhe është pikërisht fakti që jemi në prag të fushatës elektorale.

Një turbulencë aq e madhe dhe e fortë në këtë avion politik mundet dhe ta rrëzojë atë”, theksoi avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.