E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Berishës kërkoi  përjashtimin e Irena Gjokës, shtyhet seanca
Lajme

Avokati i Berishës kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, shtyhet seanca

Avokati Genc Gjokutaj ka bërë me dije se seanca për Sali Berishën është shtyrë në orën 15:30.

Ai tha se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kanë depozituar kërkesën dhe është vijuar me kërkimin e avokatëve pra uljen e fuqisë së masës së sigurimit.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Në vitin 1996, kjo gjykatëse është shkarkuar nga detyra nga KLD, e cila drejtohej nga zoti Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.

Janë bërë prapësimet e prokurorit dhe këtu është ndërprerë seanca për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim dhe për të na dhënë një kopje të akteve të prokurorisë në lidhje me objektet e kërkimit,” – u shpreh Gjokutaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.