E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i kontraktuar nga Edi Rama  gjerman,750 euro ora
Politikë

Avokati i kontraktuar nga Edi Rama gjerman,750 euro ora

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se ka kontraktuar avokatin gjerman, Matthias Prinz në padinë kundër gazetarit të Bild, Peter Tiedel, pas publikimit të përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe Dibër.

Pavarësisht se nuk kundërshtot autenticiteti i përgjimeve në Dibër, mazhoranca pretendon se është cenuar sekreti hetimor me publikimin e tyre.

Po kush është Matthias Prinz? Ai është një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani. Një orë punë e tij kushton 750 euro. Vjen nga Hamburgu dhe ka përfaqësuar emra të njohur ndërkombëtar, duke filluar nga kompanitë e mëdha botërore e deri tek mbretërit.

Në CV-në e tij, avokati ka mbrojtur futbollistin e famshëm David Beckham, familjen mbretërore suedeze, , Audi, T-Mobile, Volskwagen, princesha e Hanoverit etj.

Në biografinë e tij zyrtare në website-in e studios ligjore Prof. Matthias Prinz ka studiuar në universitetin e Hamburgut e më pas në Harvard. Ai ka punuar avokat në New York nga vitin 1984 e më pas rikthehet për të punuar në Hamburg një vit më vonë.

Që nga viti 1997 ai jep mësim në disa universitete të ndryshme. Është profesor i nderuar në FU Berlin që nga viti 2006 dhe bashkëthemelues i Berlin Media Professional School.

Gazetarët në Gjermani si dhe në qytetin e tij në Hamburg e kanë halë në sy. Media Welt shkruan në një artikull të viti 2016 se konsiderohet i vështirë për tu mposhtur dhe shpesh cilësohet si armik i shtypit të lirë.

Avokati i njohur 62 vjeçar, i cili lëviz me karrocë, ka shkruar artikuj pikërisht në gazetën BILD në fillim të viteve 1980. Ai kishte një faqe ku shkruante për qytetin e Hamburgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.