E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Safet Bajrit ‘thyen’ rrjetin, merr me karrocë fashikujt hetimorë
Lajme

Avokati i Safet Bajrit ‘thyen’ rrjetin, merr me karrocë fashikujt hetimorë

Safet Bajri prej muajsh ndodhet pas hekurave, i arrestuar nën akuzën për vrasjen e Fatbardh Licit. Çështja e tij ka rikthyer vëmendjen publike pas qarkullimit të një videoje ku avokati i Bajrit shfaqet duke transportuar dokumentacionin hetimor me karrocë, pamje që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ndërhyrja për arrestimin e Bajrit u bë vetëm pak ditë pasi forcat RENEA zhvilluan kontrolle të befasishme në disa banesa në zonën e Dobraçit, lagje e njohur si bastion i fisit Bajri, përfshirë edhe shtëpinë e tij.

Po kush është Safet Bajri?

Emri i Safet Bajrit nuk është i panjohur për autoritetet. Ai është dënuar më parë nga drejtësia belge, ku Gjykata e Apelit në Bruksel i ka dhënë 9 vite burg për akuza që lidhen me trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Paralelisht, në Shqipëri përballet me hetime për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë trafik droge, vrasje, shantazh dhe gjobëvënie.

I cilësuar prej vitesh si një nga personazhet më të fuqishëm të botës së krimit në Shkodër, Bajri është aktualisht nën lupën e drejtësisë edhe për ngjarjen e rëndë të Dobraçit më 30 tetor 2024. Në atë atentat humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëritë e armëve shkaktuan viktima edhe mes qytetarëve të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha.

Një tjetër episod për të cilin po zhvillohen hetime është përplasja e armatosur në Bushat të Shkodrës, më 23 gusht 2024. Sipas të dhënave hetimore, anëtarë të grupit Bajri, të pajisur me armë dhe mjete të blinduara, kishin planifikuar eliminimin e rivalit të tyre, Aleksandër Prendi, por përplasja përfundoi pa viktima.

Autoritetet dyshojnë gjithashtu se Safet Bajri ka bashkëpunuar me Asmer Bilalin në vrasjen e vitit 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, një tjetër emër i njohur i krimit të organizuar.

Përplasjet mes fiseve Bajri dhe Lici kanë shënuar prej vitesh kronikën e zezë në Shkodër, duke krijuar një zinxhir hakmarrjesh dhe vrasjesh që ka lënë pas një bilanc të rëndë njerëzor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.