Avokati i Trump në konferencë: Të hënën nis beteja ligjore, votoi edhe babai i vdekur i Will Smith
Presidenti i SHBA Donald Trump ishte duke luajtur golf kur mediet ndërkombëtare zyrtarizuan humbjen e tij përballë kandidatit demokrat Joe Biden, ndërkohë që ishte avokati i tij ai që doli në konferencë.
Siç ishte deklaruar edhe më herët nga vetë Trump, edhe avokati Rudy Giuliani ka thënë se ka prova që do të skualifikonin një numër të caktuar fletësh votimi, ndërsa u shpreh se beteja ligjore do të fillojë nga e hëna.
Ndërkohë ai ka denoncuar faktin se ka votuar në zgjedhje edhe babai i vdekur i aktorit Will Smith.
“Sigurisht që ka prova të mjaftueshme për të skualifikuar një numër të caktuar të fletëve të votimit. Babai i Will Smith ka votuar këtu dy herë që kur ai ka vdekur. Nuk e di për kë votoi sepse votimi është sekret. Në Filadelfia ata mbajnë sekret votat e njerëzve të vdekur”, tha Giuliani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



