E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Lapaj: Kardio-kirurgu paguhet sa një picë për një operacion zemre, duhet ta ketë rrogën 2000 euro në muaj. Kikia: Aa i fiton brenda ditës
Publik News

Avokati Lapaj: Kardio-kirurgu paguhet sa një picë për një operacion zemre, duhet ta ketë rrogën 2000 euro në muaj. Kikia: Aa i fiton brenda ditës

Avokati Adriatik Lapaj duke komentuar situatën aktuale lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti, tha se ai merr për një operacion që bën në ditë 10 mijë lekë të vjetra, gjë të cilën e konsideron turp.

Ai tha se duke i garantuar një rrogë të mirë për të bërë një jetë dinjitoze, situata mund të ndryshojë. Nuk është i të njejtin mendim gazetari Mentor Kikia, i cili tha se asgjë nuk do të ndryshojë.

Lapaj: E dini sa merr një kardio-kirurg? Merr 90 mijë lekë të reja në muaj, 3 mijë lekë të reja në ditë, për tre operacione zemre që bën në ditë i bie merr 1 mijë lekë të reja për një operacion, sa një picë. Duhet t’i garantojë shteti që të bëjnë një jetë dinjitoze, se është kardio-kirurg ai, duke i inkurajuar që ta bëjnë këtë jetë dinjitoze me një pagë dinjitoze. Mjekët duhet të dalin të gjithë bashkë dhe të refuzojnë korrupsionin dhe rryshfetin, por të kërkojnë rritje rrogash, bashkë në kor.

Kikia: Nuk funksionon!

Lapaj: Funksionon, nëse ja rrisim rrogën atëherë i stimulojmë të bëjnë më pak korrupsion.

Kikia: Po të ishe ti kryeministër, në mënyrë hipotetike sa do ja rrisje rrogën mjekut?

Lapaj: 2000 euro.

Kikia: Po çfarë i ka ai 2000 euro në muaj kur ato i merr në ditë.

Lapaj: Epo atëherë kanë vlerë prangat, sepse shteti ia mundëson këtë të mirë dhe ai s’e vlerëson, atëherë prangat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.