E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AXHELA PERISTERI HUMBI 12 KG NDËRSA MATEUS FRROKU 30 , KËNGËTARËT ZBULOJNË SEKRETET E DOBËSIMIT
Showbiz

AXHELA PERISTERI HUMBI 12 KG NDËRSA MATEUS FRROKU 30 , KËNGËTARËT ZBULOJNË SEKRETET E DOBËSIMIT

Këngëtarët e njohur Mateus Frroku dhe Anxhela Peristeri kanë bërë të dy ndryshime drastike në pamjen e  tyre të jashtme. Në emisionin ‘Zonë e Lirë’ përpos këngës së re ata folën dhe për humbjen e peshës.

Anxhela tha se në tre muaj ka humbur 12 kilogramë duke bërë palestër dhe balet. Ndërkohë Frroku tregoi se prej më shumë se një viti vrapon çdo ditë dhe se ka humbur mbi 30 kilogramë.

Çani: Anxhela sa kile ke humbur?

Anxhela Peristeri: Kam humbur 12 kile për 3 muaj. Unë njëherë i heq, njëherë i vë. Unë jam shumë e dashuruar me ushqimin dhe ky është problemi im. Alkool nuk kam pirë më. Unë kam bërë palestër dhe në balet.

Çani: Edhe ti Mateus je dobësuar…

Mateus Frroku: Unë për një vit kam humbur mbi 30 kile. Prej një viti bëj rreth 13 kilometra në ditë pa asnjë ditë pushim. Është sfidë e bukur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.