E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai braktis Meghan Markle, do dëshmojë kundër saj në gjyqin “e shekullit” për …
Publik News

Babai braktis Meghan Markle, do dëshmojë kundër saj në gjyqin “e shekullit” për …

Në dokumentet ligjore të siguruara nga  The Telegraph është konfirmuar se Thomas Markle do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Mail publikoi mesazhe personale që Markle ia dërgoi babait të tij dhe lidhen me përkeqësimin e marrëdhënies baba e bijë gjatë kohës që ajo po martohej me Princin Harry.

Gjyqi i së dielës padyshim që mund të konsiderohet si “gjyqi i shekullit”.

Dukesha e Sussex ndërmori veprime ligjore kundër Mail në tetor.

Por duket se kjo solli një përplasje akoma më të madhe mes Markle dhe babit të saj, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i Mail.

Të dielën, gazeta do të argumentojë se ka një interes të madh publik në marrëdhëniet personale të anëtarëve të familjes mbretërore si pjesë e mbrojtjes së tij, sipas dokumenteve gjyqësore.

Gazeta gjithashtu thotë se anëtarët e familjes mbretërore mbështeten në publicitetin për veten dhe jetën e tyre për të ruajtur pozicionet e privilegjuara që mbajnë.

Në shkurt, Mail publikoi ekstrakte të letrës me shkrim të Meghan për babanë e saj Thomas Markle.

“Veprimet e tua më kanë copëtuar zemrën në një milion copa, jo thjesht sepse ke prodhuar kaq shumë dhimbje të panevojshme dhe të pajustifikuar, por duke bërë zgjedhjen që të mos tregosh të vërtetën ashtu siç ishte. Diçka që nuk do ta kuptoj kurrë,”- i shkroi Meghan në letër.

Avokatët e Meghan ngritën padi në Gjykatën e Lartë kundër gazetës dhe kompanisë mëmë të saj Associated Newspapers për abuzimin me informacionin privat.

      

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.