E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i  35-vjeçarit që u vra nga RENEA: Djali u frymëzua nga ushtarët grekë
Lajme

Babai i 35-vjeçarit që u vra nga RENEA: Djali u frymëzua nga ushtarët grekë

Babai i 35-vjeçarit grek Kostandinos Katsifas i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat, u shpreh për mediat greke se djali ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

Me lot në sy ai u shpreh se djali kishte ardhur në fshat 5 vjet më parë dhe se që kur kishte mbërritur në fshat kishte ngritur flamurin grek dhe donte që zona të kishte frymë helenizmi.

“Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 40-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek “, thotë ai.

Siç tha ai për gazetarin e Protothema.gr, Konstandini, “kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin “.

Ai denoncoi autoritetet ndërkombëtare, pasi thotë se nuk e mbrojti Epirin e Veriut. “Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësiht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.