Babai thikë vajzës, djali i drejton automatikun të atit
Rastet e dhunës në familje vijojnë të jenë të shumta në Shqipëri. Gjatë ditës së djeshme në Libohovë dhe në Durrës janë shënuar dy raste të rënda.
Një 68-vjecar, Piro B. nga Libohova, ka udhtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 38-vjecare. Madje e ka goditur edhe me mjet prerës. I moshuari u arrestua dhe do të hetohet për veprën penale të dhunës në familje.
Ndërkohë në Durrës, është fëmija që ka dhunuar prindin. Një 39-vjecar, Fatbardh M, me banim në qytetin bregdetar, ka kërcënuar me armë zjarri automatiik babain e tij 71-vjecar, me inicialet S.M.
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56, ndërsa materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



