E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Babalja” u lirua nga burgu të enjten/ Shqipëria bën gati dosjen, kërkon ekstradimin e “Babales”
Lajme

“Babalja” u lirua nga burgu të enjten/ Shqipëria bën gati dosjen, kërkon ekstradimin e “Babales”

Ministria e Drejtësisë ka gati dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i konsideruar si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga PD, më 14 maj 2018.

Veliu, dy ditë më parë, u lirua nga burgu nga Gjykata e Prishtinës, ndërkohë që për të ka një urdhërarrest nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Dëshmitari X” është në hetim për “kallëzim të rremë” dhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

 

babaljaaaa_1539361350-9867672Në një kohë që avokati i tij në Kosovë, Tomë Gashi tha në një prononcim për “Panoramën” se kërkesa për ekstradim nuk ka mbërritur ende në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, “Panorama” mëson se ajo do të dërgohet ditën e hënë. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka gjithçka gati dhe do të kërkojë ekstradimin e Veliut.albert veliu

Ai momentalisht strehohet në qendrën e azilantëve në Prishtinë, ku ka aplikuar për strehim politik. Avokati i tij vazhdon t’i qëndrojë idesë se Veliut i rrezikohet jeta në Shqipëri dhe do të luftojë për garantimin e strehimit politik atje. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri pret që Veliu të ekstradohet brenda një muaji, në mënyrë që të merret në pyetje për audio-përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deri më tani, për rastin, është në burg kunati i Veliut, Fredi Alizoti, i cili ka pranuar në Prokurori se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audiopërgjim.

Ai gjithashtu ka thënë se një rol i tillë i është kërkuar nga Albert Veliu. Gjithashtu, nën hetim nën masën “detyrim paraqitjeje” është edhe gazetari Jetmir Olldashi, që ka asistuar në bërjen e audio-përgjimit, ndërsa Prokuroria ka njoftuar disa ditë më parë se nën hetim është edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Kur gjithçka dukej sikur po shkonte drejt zgjidhjes, një video-përgjim i dytë i Fredi Alizotit i publikuar nga PD ka futur çështjen në një spirale. Në këtë video, Alizoti thotë se i është bërë presion dhe madje i janë ofruar edhe para nga “pala tjetër”, që të pranojë se ka qenë ai që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjim. Ai ka implikuar deputetin e PSsë, Taulant Balla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.