Bajern-Liverpool, Guardiola: Dua të kualifikohet kjo skuadër në Champions
Pasi skuadra e tij u kualifikua lehtësisht në çerekfinale, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për duelin që luhet në “Allianz Arena” ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Liverpoolit.
Në një deklaratë për mediat, strategu spanjoll ka shprehur dëshirën që në këtë ndeshje të kualifikohet skuadra bavareze.
“Është një ndeshje shumë e fortë për të dy, por mua më pëlqen Bayerni dhe shpresoj se ata do të kualifikohen. Sa i përket asaj që ka ndodhur me klubet spanjolle dhe gjermane, duke arritur shumë herë deri në finale, ky sezon është një surprizë”, tha ai
Kujtojmë që sot Bajerni dhe Liverpooli luajnë për një biletë pjesëmarrëse në 8 klubet më të mira të Europës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



