E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajerni klub shembullor, emocione dhe lot gjatë lamtumirës së legjendave
Sport

Bajerni klub shembullor, emocione dhe lot gjatë lamtumirës së legjendave

Sot është një ditë feste për Bajernin e Mynihut pasi mposhti Frankfurtin me rezultatin 5-1 dhe kjo fitore përkthehet në titullin e 29-të në histori të bavarezëve në Gjermani.

Ky duel ishte ndeshja e fundit në “Allianz Arena” për tre nga yjet dhe senatorët e ekipit bavarez, sepse sot ka qenë dita e përshëndetjes me tifozët për mbrojtësin Rafinha dhe sulmuesit Ribery e Robben.Rafinha po mbyll sezonin e 8 me Bayernin, duke fituar Champions League dhe 7 kampionate.

Për Robben sezonet në Mynih janë 10, ndërsa për Ribery janë plot 12, natyrisht dy “yjet” kanë fituar gjithçka të mundshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Për të tre para ndeshjes kundër Frankfurtit u zhvillua një ceremoni e bukur, ku drejtuesit e lartë të Bayernit zbritën në fushë për t’i takuar. Gjithë stadiumi në këmbë, një epokë merr fund te Bayerni.

https://twitter.com/Bayern_mania/status/1129744086699794432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1129744086699794432&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsport%2F253990%2Fvideo-bajerni-klub-shembullor-emocione-dhe-lot-gjate-lamtumires-se-legjendave%2F

https://twitter.com/ClubFutbolEST15/status/1129769391296528385?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1129769391296528385&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsport%2F253990%2Fvideo-bajerni-klub-shembullor-emocione-dhe-lot-gjate-lamtumires-se-legjendave%2F

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.