E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet pas atentatit në Memaliaj : Në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale, presim të zbardhet sa më shpejt atentati në Memaliaj
Lajme

Balla flet pas atentatit në Memaliaj : Në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale, presim të zbardhet sa më shpejt atentati në Memaliaj

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj, atje ku mesnatën e së shtunës në një atentat të mirëorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Balla shprehet se pritet të zbardhet sa më shpejtë ngjarja e rëndë në Memaliaj, ndërsa në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale.

Reagimi i ministrit Balla

Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja.

Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.