Balla flet për sistemin e ri të kamerave në Kamëz
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë ditën e sotme në Kamëz.
Ai ka folur me përfaqësues të policisë lidhru me rritjen e sigurisë publike dhe rrugore përmes teknologjisë më të fundit të sistemit të kamerave dhe inteligjencës artificiale.
Sipas tij tashmë policia mund të njoftohet në kohë rekord kur një person për të cilin policia ka informacion se është i përfshirë në rrjet criminal I afrohet perimetrit të sigurisë.
“Tek shkollat aty e kam merakun, që ne të japim fotografinë e personave që ne kemi informacion se janë të përfshirë në rrjet trafiku. Të fusim fotografitë dhe kamerat të na tregojnë se është afruar afër perimetrit të sigurisë. Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që investimi që pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe aty, pastaj e kemi shumë të thjeshtë të integrojmë Tiranën dhee Kamzën, sepse persona me aktivitet kriminal spostohen në Kamzë ose anasjelltas, dhe kemi mundësi ti ndjekim. Pastaj të vijojmë më Durrësin, Vlora e ka ndërkohë sistemin të implementuar.
Duhet që në një kohë të shkurtër, një mjet që vihet në kërkim nga ana jonë, në kohë reale ta dedektojmë në cilën pjesë të territorit ndodhet. Rrugët kombëtare po bashkëpunojmë ne ARRSH, të garantojmë që çdo rrugë të ketë kamera. Sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla, kamerat janë ndihmesë e madhe. Në të ardhmen të jetë dhe sistemi i zhurmave. ”, u shpreh Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



