E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për zgjedhjet e 14 majit : Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
Flash

Balla flet për zgjedhjet e 14 majit : Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit. Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.

Kreu i grupit të PS thotë se Kamza është një ndër bashkitë që duhet marrë shembull, përmes së cilëve mund t’ia kërkojnë qytetarëve votën për të ndryshuar jetën e tyre dhe mos të mbeten peng e politikës së vjetër Meta-Berisha.

“PS është e vetmja forcë politike që futet për të fituar në 12 qarqet dhe në 61 bashki. S’kam dyshim që PS do fitojë në Kamëz me një rezultat mbresëlënës. Mjaftoi një mandat 2019-2023 për ti treguar popullit të nderuar të Kamzës, se po të doni për të ndryshuar qytetin, lagje, duhet të votoni për PS. Po doni të vazhdoni peng për politikën e vjetër të Metës dhe Berishës, që janë në një thes bashkë. Atë thes duhet ta ndëshkojmë me vota”, tha Balla në Report Tv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.