E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla inspekton akset rrugore në Tiranë: Njerëzit të kuptojnë që rregullat e qarkullimit janë për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar
Lajme

Balla inspekton akset rrugore në Tiranë: Njerëzit të kuptojnë që rregullat e qarkullimit janë për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka inspektuar disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane.

Gjatë bashkëbisedimit me Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ministri theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët, ndërgjegjësimin e tyre për respektimin e rregullave të qarkullimit

Balla nënvizoi gjithashtu faktin se ndëshkimet ndaj kundërvajtësve kanë për synim edukimin e shtetasve dhe nuk janë qëllim në vetvete.

Duke folur rreth përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së lartë, shefi i Qarkullimit u shpreh se “prej një viti Policia Rrugore përdorur ‘dron edukues’ që është për 3-4 lloj shkeljesh, të cilat e pasqyrojnë në një dimension tjetër kundërvajtjen administrative.

“Kemi vënë ‘dron edukativ’ për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha por sidomos mjetet që nuk respektojnë këmbësorët, kryesisht në rreth-rrotullim, por edhe në vizat e bardha. Ka një progres në këtë drejtim, sidomos në vijat e bardha, të dyanshëm, edhe nga shoferët, edhe nga këmbësorët. Më parë nuk konceptohej që të ndëshkonim këmbësorin, megjithëse ajo parashikohet edhe në kodin rrugor, pavarësisht se ato pika nuk janë zbatuar në të shkuarën”, tha Qibini.

Ndër të tjera Balla u shpreh se qëllimi nuk është gjoba, ndërsa e cilësoi si një instrument për të tërhequr vëmendjen e për t’i të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet.

“E rëndësishme është ajo që kemi thënë gjithmonë: nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr vëmendjen për ta bërë të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet, ose incidentet që shkaktohen nga përdoruesi i rrugës. Pra, gjëja e parë është komunikimi. Njerëzit duhet të kuptojnë që rregullat e qarkullimit rrugor janë rregulla për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar. Njerëzit duhet të kuptojnë që kur merr një gjobë, ajo është një alarm që të kesh parasysh të mos e përsërisësh më atë shkelje rrugore”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.