E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla kërcënon: Do jemi shumë të rreptë me…
Publik News

Balla kërcënon: Do jemi shumë të rreptë me…

Deputeti socialist, Taulant Balla kërcënon punonjësit e administratës duke thënë se ata që “s’e kryejnë detyrën” janë kundërshtarët e Partisë Socialiste, edhe më të fortë “se Ilir Meta e Lulzim Basha”.

Balla i ka bërë këto deklarata gjatë inspektimit të punimeve e kryera në njësinë administrative Klos. Ai tha se qeveria do të jetë “shumë e rreptë” me punonjësit që nuk ofrojnë shërbimet ndaj qytetarëve.

“Kundërshtari ynë më i madh nuk janë as Meta, as Basha, por ata punonjës të zyrave të shtetit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Pikërisht ndaj këtyre punonjësve ne duhet të jemi shumë të rreptë”, u shpreh Balla duke vijuar të thotë se PS-së i duhet një mandat i tretë.

“Gjyqtar më të mirë se populli nuk ka dhe populli do të na gjykojë të gjithëve në 25 Prill. Populli do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri dhe t’i japë Edi Ramës një mandat të tretë për të qeverisur së bashku me njerëzit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.