E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla “konfirmon” vizitën: Trump vjen vitin e ardhshëm në Tiranë!
Lajme

Balla “konfirmon” vizitën: Trump vjen vitin e ardhshëm në Tiranë!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka analizuar situatën e protestave të fundit në vend, duke vënë në dukje se mungesa e një përfaqësie zyrtare nga ana e protestuesve e bën të vështirë adresimin e kërkesave të tyre konkrete.

Ai ka ritheksuar se kryeministri Edi Rama dhe qeveria kanë një kontratë të qartë me shqiptarët dhe se nuk kanë kohë për të humbur.

Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal edhe te Samiti i NATO-s që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë, duke konfirmuar se presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i mirëpritur në Shqipëri në kuadër të këtij organizimi.

“Kemi marrë 850 mijë vota, një rekord historik, është një kontratë e cila është firmosur med shqiptarët. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm. Trump do të jetë i mirëpritur vitin e ardhshëm kur të vijë për Samitin e NATO-s në Tiranë. Jam kundër çdo thirrjeje kundër Izraelit dhe popullit të Izraelit, janë kundër çdo formë diskriminimi. Thelbi i protestës …kam dëgjuar që ka pasur një grup nismëtarësh që kanë dorëzuar disa ndryshime…Deri kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës do komenton edhe kërkesat e protestës,” u shpreh Taulant Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.