E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Po e zhyt PD-në edhe më thellë në baltën ku…
Publik News

Balla: Po e zhyt PD-në edhe më thellë në baltën ku…

Pas deklaratës së kreut të demokratëve, Lulzim Basha ndaj procesit të ish-deputetit Ervin Salianji, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla-MEta-shkarkimi

Në një postim në facebook, Balla shkruan se sulmi i Bashës ndaj prokurorisë është ripërtëritje e qëndrimit të PD ndaj drejtësisë.

Sipas Ballës, Basha po e shënjestron Prokurorinë për t’i bërë presion, pasi e ka ende nën hetim.

Postimi i plotë:

Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij. Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë. Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?!

Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji.

Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.