E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Policia ka nevojë për mbështetje të gjithanshme
Lajme

Balla: Policia ka nevojë për mbështetje të gjithanshme

Të godasim asetet ekonomike të krimit

Balla: Të godasim krimin aty ku i dhemb më shumë, 54 operacione

Taulant Balla takim me donatorët

Në takim me donatorët, ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh i prerë se duhet të godasim krimin aty ku i dhemb më shumë.

Balla nënvizoi se bashkëpunimi me Europol dhe Interpol është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë.

Sipas ministrit të Brendshëm, policia shqiptare ka bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera për 80 çështje.

“Gjatë vitit 2023 janë goditur 54 organizata kriminale, 38 prej tyre kanë pasur aktivitet në fushën e narkotikëve. Të godasim krimin aty ku i dhemb më shumë. Bashkëpunimi ndërkombëtar me Europol dhe Interpol është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë. Ne kemi pasur 1380 hetime proaktive gjatë vitit 2023, kemi bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera për 80 çështje. Kemi pasur 54 operacione të përbashkëta me Interpol. Kemi edhe një laborator për hetimet e provave kompjuterike. Kemi edhe angazhim në luftën kundër emigrancionit të paligjshëm. Kemi një angazhim me Frontex”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.