E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla presion PS-së në bashkinë e Përrenjasit, Rira: Po na detyrojnë të mbyllim kopshtet
Politikë

Balla presion PS-së në bashkinë e Përrenjasit, Rira: Po na detyrojnë të mbyllim kopshtet

Në bashkinë e Përrenjasit buxheti i instancave qeverisëse vendore është bllokuar dhe rrezikon të kthehet në një bumerang për të gjithë komunitetin.

Kryebashkiakja Miranda Rira është shprehur se përfaqësuesit e PS-së në Këshillin Bashkiak janë presionuar nga deputetët Taulant Balla e Nure Belba, duke bllokuar kësisoj kalimin e buxhetit.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajese politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”- ka thënë Rira.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.