E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla thirrje Metës: Do mbajë përgjegjësi kush pengon krijimin e…
Publik News

Balla thirrje Metës: Do mbajë përgjegjësi kush pengon krijimin e…

Pas shkarkimit nga KPA si prokuror të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, dekretuar nga Presidenti Meta, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Qeveria.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha për mediat se vendi sipas tij ndodhet në një situatë të një konflikti të panevojshëm, ndërsa shtoi se presidenti po tenton bllokimin e reformës në drejtësi.

“Më mirë një gjykatë me 4 anëtarë dhe të tjerët që janë në proces sesa me shejtanin brenda.

Duhet të kuptojmë thelbin e parimit të vetingut, sa kohë kualifikohesh në raundin e parë, vijon detyrën në të gjitha nivelet dhe kjo është e qartë.

Ne jemi në një situatë të një konflikti të panevojshëm kronik të krijuar nga presidenti në përpjekje për të penguar reformën ne Drejtësi, Kuvendi një javë më parë theksoi mes rezolutës së miratuar me shumicën dërrmuese, nevojën për ti bërë apel presidentit për të reflektuar për ta kthyer presidencën në shinat e kushtetuetshmërisë.

Ne si kuvend duhet të ndërmarrim hapa për shtimin e mekanizmave zhbllokues. Uroj e besoj që presidenti i vendit të mos krijojë vonesa qoftë edhe një minutë të vetme në funksionalitetin e domosdoshëm të SPAK dhe Gjykatës së këtij niveli, duhet të kuptojmë që vendi është në një moment historik, riktheksoj detyrat e përcaktuara nga Bundestagu.

Ne duhet ta bëjmë detyrën dhe detyra jonë është përmbylla e reformës zgjedhore. Ne duhet t’i qëndrojmë strikt për të patur në fillim të vitit të miratuar paketën për adresimet e rekomandimeve të OSBE. Gjykata Kushtetuese është në rrugë të mbarë të funksionalitetit. Gjykata e lartë është në proces, SPAK është në proces, Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimin e institucioneve të drejtësisë. Kush pengon krijimin e tyre do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.