E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ballist Morina surprizon Erjon Vishkullin në spitalin e Romës
Lajme

Ballist Morina surprizon Erjon Vishkullin në spitalin e Romës

I dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit: Zoti është shqiptar

Një takim me simbolikë të veçantë është zhvilluar në Romë, ku Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, ka vizituar Erjon Vishkullin, të riun shqiptar që po kurohet në një spital italian pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë.

Morina, i cili u bë i njohur në mbarë botën pas ngritjes së dronit me flamurin kuqezi dhe simbolet kombëtare mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka zgjedhur t’i bëjë Vishkullit një dhuratë me domethënie të veçantë.

Gjatë vizitës në spital, ai i ka dhuruar të riut një fanellë me flamurin që valëviti mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, në një nga episodet më të bujshme të historisë së futbollit shqiptar.

Krahas fanellës, Morina i ka lënë edhe një mesazh personal, ku e cilëson Vishkullin si “autokton” dhe përcjell një mesazh patriotik:

“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.

Erjon Vishkulli mbeti i plagosur në njërin sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë tetë ditë më parë. Për shkak të dëmtimit të rëndë, ai u transportua me urgjencë drejt Romës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale. Për transferimin e tij u vu në dispozicion një avion charter nga shteti shqiptar.

Pas ndërhyrjes mjekësore, Vishkulli arriti të shpëtojë syrin, ndërsa tashmë ka nisur një tjetër sfidë të vështirë: procesin e gjatë të rikuperimit të shikimit.

Vizita e Ballist Morinës dhe dhurata simbolike vijnë në një moment të rëndësishëm për të riun, i cili vijon trajtimin në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.