E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balliu nga protesta: S’do ketë vrimë ku të fshiheni!
Flash

Balliu nga protesta: S’do ketë vrimë ku të fshiheni!

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur fjalën në protestën kombëtare të thirrur nga PD.

Balliu tha se ky tubim është pikënisja e një revoltë pa kthim dhe e fitores.

“Kemi denoncuar për 12 vite sesi një narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfëruar shqiptarët. Sot nuk ka ilaçe nëpër spitale”, tha ai.

“T’i arrestojmë dhe t’u konfiskojmë pasuritë që u kanë vjedhur ju. Kur një shtet bie pre e bandave, ndodh që biznesmenët merren peng. Nga ky podium do u themi që njësoj si kemi bërë me kriminelët kur ishim në pushtet, të gjitha bandat do të kenë të njëjtin fat, nuk do kenë vrimë ku të fshihen, do arrestohen dhe do shkojnë në burg.

Ndaj është e nevojshme qëndresa. Kjo është pikënisja e një revoltë pa kthim dhe e fitores. Jam krenar që jam një si ju, që jam pjesë e PD.

Do korrim fitore, le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që kjo nuk mbyllet me një protestë por me largimin e Ramës, qeveri teknike, arrestimin e tyre”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.