E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ballkani u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një
Bota

Ballkani u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një

Tani që jemi trullosur pak nga mbyllja me një të rënë e lapsit të Ballkanit të Hapur, jemi trullosur…sidomos si lajm dite e shtunë për mëngjes…po i harrojmë të gjitha: dhe faktin që dolen fjalët se Ballkani Hapur ishte mbivendosje për procesin e Berlinit, po e hedhim pas shpine dhe faktin që i çoi gati në armiqësi marëdhëniet zyrtare Shqipëri -Kosovë.

Hajde po e harrojmë dhe macoizmin e tre liderave ballkanike Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe gjys Abazoviç, kur dilnin treshe katërshe në podium, duke e trajtuar Europën si plakë që nuk gjen dot brekët se i kanë humbur syzet….hajde po i dëgjojmë dhe ata që ishin pro ballkanit që sot na e mbylli vetëm njëri për ditë shtunë mengjes, janë njësoj euforikë si kur u hap sikur u mbyll, po e harrojmë që i quanin dhe antiamerikanë ata që madje guxonin dhe të ishin skeptikë për këtë nismē.

Po i harrojmë të gjitha, po e harroj dhe veten që kam thënë mos harxhojmē kohë me Ballkanin e Hapur se është xhirim gomash bosh, po një gjë a mund të ma thotë dikush; si ka mundësi kur e hapin dalin liderêt e tre vendeve, bashkë dhe me Abazoviç, dalin si maco, po për ta mbyll e mbyll ky i joni ditën e shtunë për mëngjes, aspas si maco, po si një ” europian” i revoltuar për kta të tre dhe veten që dikur bënin hajgare duke e sharë Europën nga nêna….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.