E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku jep lajmin: Në datën 5 Korrik do të hapet Tuneli i Llogarasë
Lajme

Balluku jep lajmin: Në datën 5 Korrik do të hapet Tuneli i Llogarasë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin se në datën 5 Korrik do të hapet Tuneli i Llogarasë.

Punimet kanë ecur me ritme shpejta dhe ashtu siç ishte parashikuar tuneli u hap me nisjen e sezonit turistik.

Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës.

Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin.

Ministrja ka deklaruar më herët se pas përfundimit të sezonit turistik, me uljen e fluksit të turistëve do të nisin sërish punimet për të përfunduar totalisht veprën.

“Tuneli i Llogarasë do të hapet për akses të automjeteve, sigurisht me disa kushte sigurie, pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor. Kur të mbarojë fluksi do të mbyllet sërish, ashtu siç kemi bërë dhe me Orikum-Dukat, ashtu siç kemi bërë edhe me bypass-in e Vlorës, pra që ne i disponojmë për kalim gjatë verës, por i mbyllim në tetor për t’ju dhënë mundësi që të përfundojnë të gjitha detajet, sidomos edhe ato të parametrave brenda tunelit të emergjencës”, tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.