E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku këmbëngul: Becchetti kriminel, nuk  do t’i japim ‘kokërr’ leku…
Flash

Balluku këmbëngul: Becchetti kriminel, nuk do t’i japim ‘kokërr’ leku…

Agon Channel fitoi përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët. 

Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 mln euro. 

Por qeveria shqiptare thotë se nuk do të njohë vendimin dhe se nuk do të paguaj asgjë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka quajtur biznesmenin italian kriminel, duke thënë se do ta vazhdojnë betejën ligjore. Ajo deklaron se nuk ka shans që qeveria të lejojë që “Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli”.

“Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Por nëse i referoheni vendimeve të gjykatës supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shtetet për shkak të sovranitetit kanë të drejtë të mos i marrin parasysh vendimet. 

Kështu që ky është pozicioni jonë. Qeveria shqiptare do të luftojë për sovranitetin e këtij vendi sikur i takon dhe do të mbrojnë vendin nga çdo kriminel i dënuar nga 10 apo 17 vite. Dhe nuk ka shans që qeveria të lejojë që Shqipëria të lejojë të merret peng nga një kriminel i këtij niveli. 

Kur Shqipëria të fitojë këtë luftë do të ndihmojë edhe disa vende të tjera dhe kompania që kanë prej vitesh që dhunohen dhe përdhunohen nga i njëjti kriminel. Do të marrim avokatët më të mirë dhe do të mbrohemi nga një kriminel”, deklaroi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.