E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku po e merr “në qafë”, Igli Tare përfundon në “radarët” e SPAK
Lajme

Balluku po e merr “në qafë”, Igli Tare përfundon në “radarët” e SPAK

Igli Tare, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe aktualisht drejtues sportiv te një klub i rëndësishëm i Serie A, është përfshirë në zhvillimet e fundit hetimore që lidhen me një çështje të bujshme në vend.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj tij është përgatitur një fletëthirrje për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në cilësinë e një personi që mund të ketë dijeni mbi rrethana të caktuara të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Megjithatë, mësohet se njoftimi nuk është konfirmuar si i marrë nga Tare, pasi fletëthirrja është kthyer pa u firmosur. Kjo situatë ka krijuar paqartësi mbi mënyrën se si do të vijojë procedura e komunikimit me të.

Burime të njëjta bëjnë të ditur se autoritetet pritet të ndërmarrin një përpjekje të dytë për ta njoftuar, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kjo do të realizohet përmes kanaleve ndërkombëtare, duke qenë se ai jeton dhe ushtron aktivitetin profesional jashtë Shqipërisë, apo nëpërmjet formave të tjera ligjore.

Emri i Tares del në këtë fazë të hetimit pas një sërë veprimesh të ndërmarra nga SPAK, përfshirë kontrolle në banesa të familjarëve dhe personave të afërt me Ballukun, si dhe në ambiente të lidhura me biznesmenë të ndryshëm. Raportohet gjithashtu për kontrolle të ushtruara në prona në jug të vendit.

Hetimet ndaj Belinda Ballukut lidhen me dyshime për shkelje në procedurat e tenderimit të projekteve rrugore. Aktualisht ndaj saj janë vendosur masa kufizuese, konkretisht ndalimi i daljes jashtë territorit të vendit dhe pezullimi nga detyra.

Ndërkohë, kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të saj nuk ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare, duke u rrëzuar në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.