Balluku zbulon si do ndërtohet rruga Milot-Fier : Me pagesë për 35 vitet e ardhshme
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar se rruga Milot-Fier është një koncesion i pastër dhe jo investim nga buxheti i shtetit.
Në studion e “Ilva Now” në ‘Euronews Albania’ Balluku tha se shteti ka vendosur vetëm një garanci prej 10 për qind të investimeve të koncesionarit, që nuk do garantohen me fonde pasi ato të mblidhen nga të ardhurat e mbledhura nga automjetet për 35 vitet të ardhshme.
“S’e keni parë projektin, nuk është e thënë të ketë kodër e mal. Nëse rrugët bajpasohen… rruga e Rinasit do të ketë 5 drejtime të ndryshme, do të shkojë mbi aeroport. Ky projekt prej vitesh qëndron në dosjet e qeverive shqiptare, pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor. Janë kushte të kësaj pakete, me rrugët dhe hekurudhat.
“Është një projekt i rëndësishëm. Flitet, nga PD, që është rrugë ekzistuese, në Kukës u ndërtuar rruga, u vu trau dhe banorët e zonës s’kishin rrugë alternative. Të gjitha rrugët me pagesë nga automjetet janë të gjitha që kërkojë rrugë alternative. Kush është rruga alternative në këtë segment? Ku do të ndërtohet rruga kryesore dhe në të dy anët rrugë alternative dhe i jep mundësi drejtuesit të futet automjetit të hyjnë në 130 km/h dhe do të paguajë, ose të kalojë në rrugën alternative. Koncesionari do të ndërtojë një trase paralele 115 km”,
“Afati i fundit për kontratën ka qenë 2 tetori, ndaj i kemi nisur koncesionarit një shkresë para pak ditësh që të marrë një pozicion sa i përket vazhdimit të afatit, por s’është parashikuar asnjë qindarkë për këtë rrugë në buxhetin e këtij viti”, tha Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



