Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën: Shteti po na vret, pa na dëmshpërblyer nuk e lirojmë
Luftë ka për të pasur tani Belinda Balluku, se biftekët e shtrenjtë di t’i hajë
Edhe kjo e diel i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar. Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre. Disa prej tyre janë ulur në rrugë, duke tentuar të bllokojnë qarkullimin.
Ata thonë se tokën nuk e lëshojnë ndërsa shprehen se “luftë do të ketë Belinda Balluku”.
“Edhe krahun tjetër do ta bllokojmë, shteti nuk pyet për ne, po na vret. Vetëm atëherë kur ka votime kujtohen. E sjellin firmën për të punuar por ne nuk do e lëshojmë rrugën se është prona jonë, ta tërheq firmën deri sa të na paguaj ne. Luftë ka tani Belinda Baalluku me firmën dhe nuk do e lëshojmë, se andej nëpër restorantet më të shtrenjta di ajo të hajë, me ato biftekë herë pas here. Edhe firma mos të bjerë në negociata pa na ofruar ne atë që kërkojmë. Mos vij më firma këtu, se po vjen po na bën vrasje. Deri sa ka filluar, na vjen te shpia. Ne kemi bërë gabim që se morëm ta lidhim pronarin e firmës”, shprehet një nga banoret.
“Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



