E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Divjakës,  sërish në protestë: Duan të paguajmë edhe ajrin, nuk do e lejojmë!
Lajme

Banorët e Divjakës, sërish në protestë: Duan të paguajmë edhe ajrin, nuk do e lejojmë!

Prej ditësh banorët e Divjakës po protestojnë, të cilët kundërshtojnë vendosjen e një trau që të çon në zonën e park. Edhe sot, banorët e Divjakës janë mbledhur për t’i thënë jo vendosjes së një blloku që do të caktonte një tarifë për të hyrë brenda parkut të Karavastasë.

Me banderola të ndryshme që mbajnë në duar, banorët njëzëri thanë se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Kreu i PD-së për Divjakën, Eduard Sharka tha se trau është vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Ai park i mban të gjallë, me oksigjen. I vetmi tra i ligjshëm është ai që ndan kufijtë, por jo një rrugë nacionale. Çdo qytetar i Divjakës, dhe çdo turist e ka të drejtë që do të shkojë drejt plazhit. Mënyra e vendosjes së traut është simbol i arrogancës, i mungesës së lirisë. Qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është punësimi i disa patronazhistëve. Bizneset paguajnë taksa, por do të preken nga vendosja e këtij trau.”, tha demokrati.

Ndërkohë, një prej banorëve tha për gazetarin e News24, Ervis Kuçi se “Edhe ajrin që na ka dhënë i madhi Zot, po na e japin me lekë!”. Kujtojmë se dje në protestë pati përplasje mes banorëve të zonës dhe policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.