E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Lazaratit e ftojnē Ambasadoren Kim për kafe në Lazarat
Publik News

Banorët e Lazaratit e ftojnē Ambasadoren Kim për kafe në Lazarat

 

Në një prononcim nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’ i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.

“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flejnë turista, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera. Gjërat nuk duhen parë në retroprespektivë duhen parë në prespektivë. Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë. Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël. Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqtës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat”, tha nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’.

Një anëtar i Shoqatës Lazarati u shpreh se një nga arsyet e njoftmit të dhënë nga DASh është patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit, por pa e thelluar shumë si argument.

“Ne ndihemi të ofenduar nga deklarata e DASh. Patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit të cilët e kanë sulmuar vazhdimisht. Kjo është ajo që mundoj që mund të jetë dhe një nga arsyet. Këtu situata është e qetë dhe në përgjithësi bujqësia është zhvilluar në një masë të gjerë, po ashtu dhe blektoria. Shumë njerëz shkojnë dhe punojnë në fasoneri dhe biznese në qytet, ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve kanë ikur jashtë shtetit,”- tha anëtari i ‘Shoqatës Lazarati’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.