E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët humanë dhe policia e keqpaguar e Dukagjinit shpëtojnë turisten gjermane
Lajme

Banorët humanë dhe policia e keqpaguar e Dukagjinit shpëtojnë turisten gjermane

Video

Një mision shpëtimi për një turiste gjermane është ndërmarrë mbrëmjen e djeshme në Dukagjin. Kanë qenë efektivët e policisë së Dukagjinit dhe disa banorë të zonës që kanë shpëtuar një turiste gjermane, pasi ajo kishte rënë në një greminë të thellë.

Siç edhe tregon publicisti Prele Milani, ka qene bashkëshorti i turistes që pas katër ore udhëtimi ka kërkuar ndihmë në fshatin Pepsumaj.

“Si gjithmonë nuk ka munguar humanizmi dhe sakrifica e pazakontë për epokën moderne, i banorëve Kole Zefi, Mark Fiku Gjergj Kodrari dhe një nip i këtij te fundit qe kanë shkuare e kanë, gjetur të lënduarën në gjendje te rendë shëndetësore dhe menjëherë e kane vënë në vig (Barele supi e malësorëve) dhe udhëtuar si në filma heroik për mbi katër ore mes temperaturave përvëluese, terrenit te rrëpirët ku shtegtojnë vetëm dhite e egra.” -shkruan Prele Milani.

Ky veprim është për t;u vlerësuar, por edhe një këmbanë për të vlerësuar më shumë efektivët e policisë për punën që bëjnë.

Postimi i plotë: 

Dje ne vendin e quajtur Kodra e Kunjit pikërisht në bërrylin ku dega kryesore Stupja bashkohet me Lumin e Shalës përballë, Gurit të Lekes, si një portik mbi resortin e Va Blinit(Lumi i Shalës) një turiste gjermane qe po udhëtonte drejt fshatit të Pepsumajve eshte rrezuar e ka rënë në një greminë të thellë karbonike duke thyer brinjët dhe pësuar hematoma te rënda trupore. Ka qene bashkëshorti qe pas katër ore udhëtimi ka kërkuar ndihme ne fshatin Pepsumaj te NJ. Ad. SHOSH. Si gjithmonë nuk ka munguar humanizmi dhe sakrifica e pa zakonte për epokën moderne, i banorëve Kole Zefi, Mark Fiku Gjergj Kodrari dhe një nip i këtij te fundit qe kanë shkuare e kanë, gjetur të lënduarën në gjendje te rendë shëndetësore dhe menjëherë e kane vënë në vig (Barele supi e malësorëve) dhe udhëtuar si në filma heroik për mbi katër ore mes temperaturave përvëluese, terrenit te rrëpirët ku shtegtojnë vetëm dhite e egra. Në ndihme te tyre janë vene edhe Inspektoret e Policise Sokol Kroni dhe Gjergj Ndershtiqej dhe ne orët rreth mesnate se datës 20.03.2023 e dëmtuara e rrëmbyer nga kthetrat e vdekjes ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodres e cila tashme është jashtë rrezikut për jetën. Është rasti i pestë qe komuniteti dhe policet e Postes se Dukagjinit u vine në ndihme dhe shpëtojnë jetë turistëve te huaj vetëm gjatë këtij sezoni deri te tanishëm. As një gjerman, francez as evropian perëndimore, nuk do bënte ketë sakrifice. Po mund ta bënte shteti, por jo as një qytetare, nuk do te linte çdo pune dhe t’i përvishej një beteje epike harushane si kjo. Ju evropian mondan që popullin baballarë te Evropës e keni veshur shpesh me aureolat më të shëmtuara te egërsisë, duke i përbuzë si qytetare te rëngut te tretë. Ju miq të mirë a keni sy me pa?! A keni e gojë me tregue këto histori te përvitshme shqiptare qe në tokat tuaj të begata kanë perënduar prej shumë vitesh. As kund në botë turistet ( tuaj ne shumë raste aventurier të natyrës ) nuk ndihen më të sigurt, më të mirëpritur dhe më të ndihmuar në çdo rast fatkeqësie në Shqipëri dhe sidomos ne malet tona. Tutet se rendja në trok të pa ndalur drejt ëndrrës Evrpianë, do të na çoj në bjerrjen e bujarisë, humanizmit karakterin të çeliktë burrëror, kultit te familjes dhe besës qe e kanë çuar zonjën e vjetër ne krizë te rendë morale. Mirënjohja për Kole Zefn, Mark Fikun Gjergj Kodrarin dhe vartësit e mijë Soklol Kroni është një bekim hyjnore i humanizmi, sakrifice të pa zakonte që buron si krojet bore nder zemrat bujare shqiptare . Ku jeni ju mediume zi ndjedhese qe heshtni si qyqe per gjithe keto rastite fatbadha ndersa patet bombarduar ekranete me vrasjen tragjike te cmendurit Sakol Mjaca.Apo vetem lajmi i zi paguhet ne guzhinat tuaja?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.