Barcelona kalon në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve
Barcelona ka kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me shifrat 3-1 Napolin në fushën e saj, për të siguruar një rezultat të rëndësishëm për fatin e këtij sezoni për ekipin e Çavit.

Të dy skuadrat vijnë nga dy sezone jo mjaft të mira në kampionatet respektive, dhe e shohin Champions si mundësinë e vetme që i ka ngelur për të bërë mirë.
Ndeshja e parë në “Diego Armando Maradona” të Napolit u mbyll me shifrat e barabarta 1-1 duke lënë të hapur gjithçka për përballjen e sotme.
BARCELONA-NAPOLI 3-1
15′ Lopez, 17′ Zhoao Kanselo, 83′ Levandovski / 30′ Rrahmani
Arsenal iu fal penalltive ndaj Portos, për të shkuar kështu në çerekfinale (1-0 të dyja ndeshjet).
Ishte Trossard që “ndezi” shpresën e Gooners (41’-tën), me rezultatin brenda 90 minutash që mbeti i njëjtë. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pasi skuadrat u kujdesën në maksimum të mos pësonin gol.
Skuadra e Artetas u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, sakaq portugezët paguajnë shtrenjtë gabimet e Wendell dhe Galeno.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



