Barcelona nxjerr në shitje 3 yjet e ekipit
I papritur lajmi që vjen nga Spanja. Sipas informacioneve të fundit nga skuadra e Barcelonës raportohet se katalanasit kanë nxjerrë në shitje 3 nga yjet ekipit.
Ferran Torres, Ansu Fati dhe Raphinha janë 3 emrat e futbollistëve që blaugranat kanë menduar të presin oferta në drejtim të tyre. Siç duket performanca e lojtarëve nuk ka bindur drejtuesit për t’i mbajtur në “Camp Nou”.
Nga ky lajm sigurisht skuadrat e mëdha kanë “fërkuar duart” pasi tashmë mund të sigurojnë shërbimet e tyre pa shumë vështirësi, me Xavi Hernandez që siç duket nuk i konsideron pjesë të rëndësishmë në formacionin bazë të katalanasve për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



