E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardh Spahia, ish- kryebashkiaku i Shkodrës,  thirret në SPAK
Lajme

Bardh Spahia, ish- kryebashkiaku i Shkodrës, thirret në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ai thërritet në SPAK, pasi pothuajse 2 muaj më parë, Spahia u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja përse Spahia është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.