E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi, Ballës: Emëro numëruesit dhe të nisë sa më shpejt procesi
Publik News

Bardhi, Ballës: Emëro numëruesit dhe të nisë sa më shpejt procesi

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi i bëri thirrje PS-së që të emërojë numëruesit dhe të nisë procesi i numërimit.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se në këto zgjedhje kanë fituar qytetarët e Elbasanit

Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve.

Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë.

Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt.

Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit.”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.