E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi denoncon me emra: SPAK të godasë bandën elektorale të Ballukut
Lajme

Bardhi denoncon me emra: SPAK të godasë bandën elektorale të Ballukut

Fieri është 24 orë skenë krimi, e drejtuar nga Blendian Dalipaj. Për ne është Mr. 944!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka drejtuar akuza të rënda drejt Partisë Socialiste për manipulime dhe presione elektorale në qarkun e Fierit. Në një postim në Facebook, Bardhi deklaroi se “banda elektorale e Belinda Ballukut” po përpiqet të ndikojë zgjedhjet me fondet e korrupsionit, por sipas tij, qytetarët e Fierit nuk do të nënshtrohen.

Në qendër të akuzave të tij ishte Blendian Dalipaj, një emër që Bardhi e lidh me “bandat elektorale të PS-së” dhe që sipas tij, po vepron në prapaskenë për të organizuar krime zgjedhore.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ngre alarmin se në qarkun e Fierit ka nisur një skemë e krimit elektoral nga Bledian Dalipaj, administrator i OSSH-së dhe Belinda Balluku.

Në një denoncim në Facebook, Bardhi thotë se Dalipaj përdor një numër telefoni spanjoll, për t’i dhënë porosi administratës për të kryer krime elektorale.

Denoncimi i Bardhit:

Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit.

Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.