Bardhi dhe Balliu përjashtohen me nga 10 ditë nga Kuvendi
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga aktiviteti parlamentar të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste, e cila kërkoi marrjen e masave disiplinore ndaj dy deputetëve demokratë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura gjatë seancës së fundit plenare në Parlament.
Ndërkohë, edhe Partia Demokratike kishte depozituar një kërkesë për masa disiplinore ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Sipas demokratëve, gjuha e përdorur nga Balla ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi, ishte e papranueshme dhe tejkalonte etikën parlamentare. Për këtë arsye, opozita kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi për një periudhë prej 60 ditësh.
Debati dhe përplasjet verbale mes palëve në sallën e Parlamentit kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje klimën e tensionuar politike dhe konfliktin e vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



