E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi flet për Flutura Açkën dhe Bashën: Kur unë bëja betejë me Berishën, Basha kishte frikë nuk dilte nga shtëpia
Lajme

Bardhi flet për Flutura Açkën dhe Bashën: Kur unë bëja betejë me Berishën, Basha kishte frikë nuk dilte nga shtëpia

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës pritet të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme rreth orës 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës, e cila kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit, për një takim “online” të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm së PD-së së vulës, Gazment Bardhi, deklaroi në një dalje për mediat se nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e komisionit.

Bardhi theksoi se nuk e ka për detyrë të përgjigjet para asnjë komisioni përveçse para Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ky komision pritet të hetojë veprimet e Bardhit, që sipas grupimit të Lulzim Bashës janë në shkelje të statutit. Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë

“Sot kam marrë një shkresë nga një kolege që ka dhënë dorëheqjen.

Açka e ka dhënë dorëheqjen në 2022. Vendi i zonjës Açka nuk është konsideruar si vakant. Nuk ka një deklaratë që jep dorëheqje nga doreheqja”,- tha Bardhi

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka “zbrazur” sot arsenalin ndaj ish-kryetarit të PD-së, humbësit serial, Lulzim Bashës.

Bardhi në komunikimin me gazetarët Bardhi ka sukmuar Bashën duke nënkuptuar se ndërsa ai bënte betejë me Sali Berishën, Basha ishte i mbyllur në shtëpi nga frika e tij dhe nuk i zinte dot me gojë emrin.

“Kur unë kam bërë betejë me Berishën disa u mbyllën në shtëpi nga frika. Edhe sot e kësaj dite nuk i zënë dot me gojë emrin dhe jo më të bëjnë betejë.” – deklaroi Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.