Bardhi, ftesë të gjithë deputetëve të opozitës/ Mbledhje e përbashkët në nisje të sesionit parlamentar
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka organizuar një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të opozitës.
Mbledhja do të mbahet të martën e 5 shtatorit.
Me anë të një mesazhi, Bardhi u kërkon të gjithë deputetëve të koalicionit opozitar të 2021-shit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” që të marrin pjesë në mbledhje.
Ai thekson se objekt i takimit është përcaktimi i agjendës dhe strategjisë së përbashkët opozitës parlamentare.
“Të nderuar kolegë,
Në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Takimi do të zhvillohet, ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, ora 12:00, në Hotel Tirana.
Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet i opozitës, mirëpres pranimin e kësaj ftese, me qëllim përcaktimin e axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.
Duke ju falenderuar paraprakisht,
Me respekt,
Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin e deputetit.
Kjo mbledhje e organizuar nga Bardhi vjen në nisje të sesionit parlamentar, vetëm një ditë pas Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës, ku ky i fundit përjashtoi 500 anëtarë të Partisë Demokratike

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


