E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi ironizon Nikollën dhe “thumbon” Bashën: Të mbajnë përgjegjësi ata që me dembelizmin e tyre bllokuan Reformën Zgjedhore
Lajme

Bardhi ironizon Nikollën dhe “thumbon” Bashën: Të mbajnë përgjegjësi ata që me dembelizmin e tyre bllokuan Reformën Zgjedhore

Jemi në procedurë dhe unë po ndjek radhën që jeni renditur. Po respektoj mqs kemi vendosur paqe për vendosjen e normalitetit”, u shpreh Nikolla.

“Nuk kemi vendosur paqe, sepse nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e shkeljes dhe dhunimit të Kushtetutës në një tentativë të pastër për të asgjësuar opozitën dhe opozita duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj.

Nuk kisha ndërmend ti kthehesha këtij debati, por dua të sqaroj dhe ripërsëris që qëndrimi ynë ka qenë që ditën e parë që jemi të interesuar në një veprimtari normale të parlamentit.

Koha kur ju nxisnit opozitën të bojkotonte Kuvendit dhe të digjte mandatin, është e shkuara e grupit parlamentar të PD. E tashmja dhe e ardhme është përballja në çdo institucion me Ramën dhe përfaqësuesit e tij me çdo mjet. Sa i takon Reformës Zgjedhore, kemi kërkuar të mbahen përgjegjës ata që për turpin e tyre dhe dembelizmin e tyre e bllokuan, kishte një Pazar që të mos i ofronin shqiptarëve atë që presin, zgjedhje të lira e të ndershme, që voton e tyre të mos e intimidiojë krimi i organizuar, të mos e ndryshojë paratë ë ministrave të korruptuar.

Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që në 2 vite nuk zhvilluan asnjë mbledhje dhe bënë sikur punuan vetëm dy muajt e fundit për ti hedhur hi sy shqiptarëve, ky Kuvend duhet të mbajnë përgjegjës nga i pari tek i fundit për dështimin e Reformës Zgjedhore”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.