E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi ironizon PS për kallëzimin e deputetes së PD që hodhi aromatizues në Kuvend: S’do e lejoja të më ishte vrarë Klotilda Bushka
Lajme

Bardhi ironizon PS për kallëzimin e deputetes së PD që hodhi aromatizues në Kuvend: S’do e lejoja të më ishte vrarë Klotilda Bushka

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka ironuzuar Partinë Socialiste për kallëzimin në SPAK të deputetes së PD, Elda Hoti, që hodhi aromatizues në Kuvend.

gazment bardhi

“Sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën”, u shpreh Bardhi në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku ishte i pranishëm prokorurori i posaçëm Alfred Shehu.

“E nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe”,ironizoi demokrati, duke shtuar se aromatizuesi që u hodh në seancën plenare shitet në çdo market.

Bardhi shtoi se “nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka”.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka, iu drejtua “Lëri ironitë”, ndërsa kreu i Grupit të PD-së iu përgjigj: “S’janë ironi, por para buxheti”.

Gazment Bardhi: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe.

Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë.

Klodilta Bushka: Lëri ironitë

Gazment Bardhi: Nuk janë ironi, janë para buxheti, harxhohen! E dini sa ka shkuar fatura e ekspertizës.

Prokurori Alfred Shehu: Ju bëtë një pyetje për një çështje konkrete dhe ne nuk jemi të autorizuar të japim komente, s’mund të japim komente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.