E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën për 110 MLN eurot që mori Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchetti
Lajme

Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën për 110 MLN eurot që mori Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchetti

Apel kryeparlamentares: Ndërprisni seancën dhe thërrisni Kryeministrin


Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, duke i bërë apel kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që të ndalte seancën dhe të thërriste kreun e qeverisë.

Por, kryeparlamentarja u shpreh se për shkak të axhendës së Ramës interpelanca nuk mund të zhvillohet, duke shtuar se do të mbahet seancën e ardhshme parlamentare.

Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin.

Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.