E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi-Noka zbresin në Shkodër: Këtu do fillojë rrëzimi i Ramës!
Lajme

Bardhi-Noka zbresin në Shkodër: Këtu do fillojë rrëzimi i Ramës!

Nga SHBA te rruga e Sali Berishës? Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të grupit të Bashës: S’kam kohë për…Jam aty ku janë demokratët

Nga Shkodra nisën takimet grupi i opozitës të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, te cilët tashmë janë bashkuar.

Në një komunikim për gazetarët, Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të grupit të deputetëve të Bashës, që ai pas vizitës në SHBA shkoi direkt të protesta në rrugën e Sali Berishës.

Basha dhe Noka theksuan se dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për çdo njeri dhe për çdo demokrat ndërsa insistojnë se si kryetar njohin vetëm Sali Berishën.

Pyetje: Nga SHBA poshtë rrugës së Salës, ju ka akuzuar Basha dhe grupi mbështetës si i pergjigjen?

Gazment Bardhi: Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokrat.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nëse nuk përgjigjet ky fraksion ?

Gazment Bardhi: Unë kam bindjen e plotë se PD është e bashkuar, ato pak kolegë që nuk janë bashkuar do e kuptojnë që janë në rrugën e gabuar dhe vendi i tyre është krah demokratëve përballë Ramës.

Bardhi u shpreh se ‘nuk ka askush dyshim dhe nuk do duhet të ketë as dyshim dhe gjykata se ku është dhe kush është PD, pasi shumica e anëtarëve demokratë kanë zgjedhur Sali Berishën si drejtuesin e tyre’.

Gjithashtu Noka theksoi se ‘ajo që është e rëndësishmee është se dera e PD ka qënë dhe është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo që sheh rrezikun vetëm te Edi Rama dhe regjimi i tij’.

Bardhi: Shkodra edhe për simbolikën që përfaqëson, por dhe Dega e PD Shkodër ka qënë pjesë e një sulmi të vazhdueshëm nga qeveria por edhe nga grupet kriminale duke arritur të deformojnë edhe vullnetin e qytetarëve të Shkodrës në zgjedhjet lokale, nuk mund të kishte alternativë tjetër për të nisur këtë tur të bashkimit të demokratëve në bazë pas bashkimit të lidershipit drejtues të PD.

Bashkimi ka ndodhur. Ka një pjesë shumë të vogël të demokratëve që ende janë në një rrugë të gabuar dhe unë gjej rastin nga Shkodra ti ftoj ti bashkohen PD ti bashkohen betejës kundër Edi Ramës.

Rruga e tyre për të qëndruar përballë opozitës dhe jo përballë Edi Ramës, në gjykimin tonë është një rrugë e gabuar  që nuk e ndihmon Shqipërinë dhe popullin opozitar.

Pothuajse demokratët janë të bashkuar edhe në bazë, turi jonë do të synojë për të thithur edhe ata pak demokratë që ndodhen në një rrugë të gabuar. Duhet të jenë me ne për të qënë përballë Edi Ramës dhe jo përballë opozitës.

Secili prej deputetëve duhet të jetë në PD. E kanë vendin te PD krah demokratëve përballë Edi Ramës. Cilido që zgjedh një rrugë tjetër nuk përfaqëson PD dhe nuk është në PD.

Unë jam aty ku janë demokratët. Kam bindjen e plotë se PD është e bashkuar, ato pak kolegë që nuk janë bashkuar ende të jeni të sigurtë që do e kuptojnë se janë në rrugë të gabuar dhe vendi i tyre është krah demokratëve përballë Edi Ramës.

Nuk ka askush dyshim dhe nuk do duhet të ketë as dyshim dhe gjykata se ku është dhe kush është PD.

Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve të PD Sali Berisha është kryetar i PD.

Demokratët kanë ditur të tregojnë forcën e tyre  të vërtetë sa herë që kanë qënë në momentet e tyre të vështira. Duke qënë të gjithë bashkë na jep forcë dhe do ta tejkalojmë.

Noka: Shkodra është qyteti i qëndresës dhe rezistencës. Shkodra është qyteti nga i cili ka nisur çdo përmbysje regjimesh. Pas bashkimit tonë përfundimtar aq të pritur nga demokratët, e nisëm këtë proces të bashkimit në bazë në Shkodër. Nga Shkodra do japim mesazhin e bashkimit në të gjithë Shqipërinë. Nga Shkodra do nisim qëndresën për rrëzimin e regjimit kriminal të Edi Ramës. Ajo ditë e shumëpritur po vjen. Ne do ti prijmë kësaj betejë për demokratë dhe për Shqipërinë.

Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar të fuqizohet të energjizohet të ringrihet dhe të rrëzojë këtë regjim. Ne do të jemi bashkë në këtë mision. Kjo nuk është vetëm një detyrë ky është një mision i të gjithëve ne dhe momenti na kërkon që këtë mision ta përmbushim ne.

Ajo që është e rëndësishme për ne është se dera jonë ka qënë dhe është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo që sheh rrezikun vetëm te Edi Rama dhe regjimi i tij. Dera jonë do të ngelet e hapur dora jonë do të ngelet e shtrirë por është në zgjedhjen e gjithsecilit të rreshtohet me regjimin apo me opozitën. Për ne qytetarët shqiptarë po presin rreshtimin përkrah opozitës për tu përballur me Edi Ramën.

Për çdo demokrat dhe për çdo qytetar që është në betejë me Edi Ramën dhe regjimit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj deri më sot e kanë vërtetuar se janë dy pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur dhe do të jetë e hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.